Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një gabim gjatë një deklarate publike lidhur me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
“Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kishte vazhduar për 34-35 vite. Unë e zgjidha atë”, tha Trump gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”.
Në fakt, Trump kishte për qëllim të fliste për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, një çështje që ka qenë burim tensionesh të gjata dhe luftërash në rajonin e Kaukazit.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan bën një gafë të tillë.
Në vitin 2020, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë–Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi Kosovën si pjesë të Lindjes së Mesme.
“Një tjetër ditë madhështore për paqen në Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Më shumë vende myslimane dhe vende arabe do ta pasojnë këtë”, kishte shkruar Trump në rrjetin social “X” në atë kohë.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e