Një rast i raportuar si “person i zhdukur” në Fushë Kosovë ka marrë epilog sot, pas gati dy muajsh ankth për familjen.
Më 17 qershor 2025, rreth orës 12:00, E.Tatari kishte njoftuar Policinë se nëna e tij, Z. Tatari, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Lidhur me rastin, Prokuroria kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”.
Pas kërkimeve disa-javore, më 20 gusht 2025, Z.Tatari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.
Ajo ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia dhe kishte shkuar në Shkup, ku kishte bashkëjetuar me një person me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.
Ajo ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe rasti është mbyllur.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e