Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.
Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës.
“E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla.

Këtë shprehje e kishte ndarë edhe Presidentja Vjosa Osmani në profilin e saj në Facebook, në shkurt të vitit 2021.
Gërvallën sot nuk e votoi as deputetja e VV-së, Shqipe Selimi
Sipas njoftimit të Kuvendit, ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,