Ambasada Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëfinancimit midis komunave të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, si hap i përbashkët për lumenjë më të pastër në Kosovë.
“Për një kohë shumë të gjatë, ujërat e zeza të patrajtuara kanë ndotur lumenjtë e Kosovës si Sitnica, duke kërcënuar shëndetin e njerëzve dhe mjedisin. Me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman, Prishtina dhe Fushë-Kosova kanë vendosur ta ndryshojnë këtë”, thuhet në njoftim.
“Projektet tona të përbashkëta synojnë modernizimin e rrjetit të kanalizimeve dhe kolektorëve kryesorë të ujit në Prishtinë, Graçanicë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Prishtina po ofron 9 milionë euro, Fushë-Kosovë 2 milionë euro dhe qeveria gjermane një grant prej 42 milionë eurosh, nëpërmjet KfW”, vijon njoftimi i ambasadës.
“Në një hap të mëtejshëm në të ardhmen, projekti do të përfshijë një Impiant modern për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Fushë-Kosovë – që i shërben 500,000 njerëzve të rajonit, me mbështetje të madhe financiare nga BE-ja, Franca, BERZH dhe WBIF dhe plotësisht në përputhje me standardet e BE-së – duke e çuar Kosovën një hap më tej drejt #BE-së”, përfundon njoftimi.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e