Aksioni Hetimeve Rajonale të Policisë në Prizren që u zhvillua sot rezultoi me arrestimin e një personi që dyshohet të ketë kryer veprën penale “Fajde” dhe sekuestrimin e provave që lidhen me rastin. I dyshuari ka qenë objekt i hetimit që ka përfshirë masa të fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Gjykata.
Burimet e Gazetës nga Prokuroria kanë bërë të ditur se personi që u arrestua si i dyshuar për këtë rast është Lirim Thaqi, 39-vjeçar, pronar i një biznesi që funksionon si autoservis ‘Cani’.
KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës
Gjatë bastisjes në banesën e tij dhe punëtorinë, Policia ka sekuestruar dokumente e telefona, që do shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.
Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve me masa të fshehta të vëzhgimit, që mundësuan identifikimin e të dyshuarit dhe mbledhjen e informacioneve për veprën për të cilën po dyshohet.
Pasi Policia e prangosi, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Botapress.info/