Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka mohuar se ka pasur takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke theksuar se është obligim i VV-së të gjejë rrugë për krijimin e shumicës.
“Pas një pauze po kthehemi në Kuvend me shpresën që gjërat tanimë janë më të qarta se para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne presim që seanca të vazhdojnë sipas udhëzimit të Gjykatës Kushtetuese, e pastaj shohim si do të rrjedhin gjërat. Nuk kemi pasur takim me Kurtin, pas aktgjykimit, gjërat janë më të qarta, partia e parë me të drejtën e propozimit, ka edhe obligime, për të ndërtuar shumicë qeverisëse. Presim këto veprime t’i bëjë partia e Kurtit”, tha Limaj.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e