Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit me raketa ruse në Poloni, ku vdiqën dy persona. Osmani në një postim në Twitter, nga ngushëlluar Poloninë, ndërsa ka thënë se Kosova është në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e NATO-s pas sulmit sonte dhe shprehim ngushëllime të thella për familjet e viktimave. Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Polonisë në Ukrainë mbetet i palëkundur”, ka shkruar Osmani.