Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në autostradën A8 në Gjermani, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni me rimorkio. Si pasojë, janë lënduar 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Sipas policisë gjermane, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen në momentin e fundit duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Nuk ka të dhëna për ndonjë defekt teknik në asnjërin nga mjetet.
Ndërkohë, mediat gjermane kanë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e rënda të aksidentit dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës. Pamjet tregojnë autobus të dëmtuar rëndë dhe praninë e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.






Të tjera
Lajme Showbiz
Ky fustan i Morena Tatakut po e çmend Instagramin
Morena Taraku është shfaqur së fundi
Lajme
Subvencionet në bujqësi për 2026: publikohen masat mbështetëse
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit
Aktuale
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë
Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror