Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Bloomberg jep alarmin: Erdogan, jashtë kontrollit, në Egje mund të “plasë” në çdo moment
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha liderëve botërorë më 15 nëntor, përmes video-lidhjes, se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.
Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin në fund të shkurtit.
Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit./Botapress.info/