Gjykata e Drejtësisë në Brazil, ka dhënë dënimin ekstrem për një ish-zyrtare të lartë, pasi ajo akuzohet se bindi fëmijët e saj të vrisnin babain e tyre.
Sipas mediave të huaja ish-deputetja 61-vjeccare Flordelís dos Santos dhe burri i saj pastor Anderson do Carmo kishin fituar famë në Brazil për birësimin e fëmijëve nga lagjet e varfëra të Rio de Zhaneiros.
Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sulmojnë dy të rinjë (Video)
Disa nga 55 fëmijët biologjikë dhe të birësuar të çiftit janë akuzuar për komplot për të vrarë pastorin.
Vajza e ish-deputetes është dënuar me 31 vite burg për vrasjen e babait të saj, ndërkohë që edhe djali i saj është dënuar me 33-0vite burg si bashkëpunëtor në krim (e kishte njerk viktimën).
Vrasja e pastorit
Rasti ka tronditur Brazilin që nga 16 qershori 2019, kur Do Carmo u gjet i vdekur herët në mëngjes jashtë shtëpisë së çiftit në Rio de Zhaneiro. Ish-kongresmenja dos Santos pretendoi në atë kohë se grabitës të armatosur me motoçikleta i kishin ndjekur dhe sulmuan të shoqin, transmeton oranews.
Por hetimet e policisë më vonë implikuan dos Santos në vrasjen e burrit të saj në bashkëpunim me disa nga fëmijët e tyre.
Prokurorët brazilianë e akuzuan atë për “orkestrimin e vrasjes duke bindur fëmijët të merrnin pjesë në krim dhe duke u përpjekur ta paraqiste atë si një grabitje të armatosur”./Botapress.info/