Prizreni kthehet në vatër bixhozi – bien në pranga 5 të dyshuar

Një aksion i gjerë i Policisë në Prizren ka zbuluar se qyteti është shndërruar në vatër të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, duke vënë në pah edhe një herë se institucionet reagojnë vetëm kur skandalet shpërthejnë publikisht.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 19 gusht 2025, rreth orës 20:00, në disa rrugë të Prizrenit (“Haxhi Zeka”, “Rrust Kabashi”, “Dragoman” dhe “Kasëmbeg”), policia ka zhvilluar kontrolle të njëpasnjëshme në disa lokale ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët po mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Nga ky aksion, i asistuar nga NJRSH, inspektorët e ATK-së dhe inspektorët e tregut, janë sekuestruar prova të shumta që dëshmojnë veprimtarinë ilegale. Një prej lokaleve është mbyllur dhe vulosur, ndërsa për parregullsitë e tjera janë hartuar procesverbale.

Pesë persona janë identifikuar si të dyshuar: Lulzim Krasniqi, rreth 60-vjeçar, Merit Kulla, rreth 33-vjeçar, Hajri Hamza, rreth 50-vjeçar, Arianit Cena, rreth 46-vjeçar dhe Daniel Bardosana, rreth 34-vjeçar

Me vendim të prokurorit kujdestar, është urdhëruar ndalimi për dy të parët, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e institucioneve dhe kontrollet e rregullta, pasi duket se aktivitetet ilegale të bixhozit dhe skemat piramidale janë zhvilluar në mes të qytetit për një kohë të gjatë, derisa policia dhe inspektoratet vendosën të veprojnë.

Të tjera