Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan. Më 18 gusht 2025, rreth orës 12:00, në rrugën “Metush Krasniqi”, ka ndodhur një incident i rëndë në vendin e punës, ku i përfshirë ishte 23-vjeçari Lazar Simiq.
Sipas hetimeve të Njësisë së Hetimeve të Punës, Gjilan, në koordinim me Prokurorinë, është intervistuar dhe më pas ndaluar për 48 orë pronari i kompanisë “Linda Group” SH.P.K, Arjan Berisha, rreth 39-vjeçar, me dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas nenit 358 të Kodit Penal të Kosovës.
Fillimisht viktima ishte dërguar nga Emergjenca e Gjilanit në QKUK-Prishtinë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mirëpo sot (19 gusht), rreth orës 06:45, ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga rryma elektrike. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të Shtetit
Policia dhe Prokuroria kanë konfirmuar se hetimet lidhur me këtë rast tragjik janë duke vazhduar.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet