Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka treguar qartë procedura ligjore dhe kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, Gjykata ka dhënë zgjidhje edhe mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.
‘’Kushtetuesja ka specifikuar se deri në tri herë ka të drejtë të kandidohet një kandidat për kryetar të Kuvendit”, tha Shala për RTV21
Profesori i cështjeve juridike, Mazllum Baraliu, bënë thirrje që partitë politike duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
‘’Kjo klas politike e ka humbur kredibilitetin dhe besueshmërinë tek qytetarit votues”, tha Baraliu.
Në pritje të një vendimi zyrtar të LVV-së nëse do ta repsektojnë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjatë ditës kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se LVV-ja gjithmonë ka respektuar akgjykimet.
Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është shumë e rendësishme që partia fituese LVV-ja të mos e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryeparlamentar.
‘’Është shumë e rendësishme që partia e parë të reflektoj duke mos keqpërdor procedura për bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, deklaroi Shala.
Pas publikimit të akgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, kryesuesi i seancës Avni Dehari duhet të thërras seancës konstituive për të vazhduar me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit përmes votimit të hapur.



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të