Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në afërsi të fshatit Çerkolez të Istogut, ku një burrë është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Përparim Mula, 41-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të tipit Mercedes 250, ngjyrë e kaltër, pranë së cilës është gjetur edhe arma e zjarrit.
Policia dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Hetimet rajonale dhe krimteknika po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e