Të papërgjegjshme në këtë drejtim e ka quajtur Qeverinë edhe deputeti i PDK-së, njëheri anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu.
“Gjendja në shëndetësi është buzë kolapsit, e pavarësisht kësaj ministria është pa ministër. Kjo pozitë kyçe është më ushtrues detyre, dhe kjo tregon papërgjegjësinë e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas tij, dëmi që kjo Qeveri po ia bën shëndetësisë do të jetë i parikuperueshëm për vite.
Ndërsa, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje kur është pyetur se cilat janë arsyet se përse kryeministri Kurti nuk po e emëron ende ministrin e ri.
Për këtë çështje, Front Online ka kërkuar përgjigje edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.
Dorëheqja e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë erdhi disa javë pasi kryeministri, Albin Kurti e themeloi Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili udhëhiqet nga vetë ai.
Latifi në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte emëruar si ministër i Shëndetësisë.
Aktualisht këtë sektor të ndjeshëm po e udhëheqë ushtruesja e detyrës së ministrit, Dafina Gexha-Bunjaku.
Dikasterin e Shëndetësisë para Rifat Latifit e kishte udhëhequr Arben Vitia.