Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos.
Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.
Kamioni thuhet se u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.
Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta. Raportohet se edhe shoferi me shtetësi bullgare i kamionit është plagosur rëndë.
Forca të mëdha zjarrfikëse me 22 zjarrfikës dhe 9 automjete, 3 ambulanca dhe policia shkuan me nxitim në vendngjarje. Zjarri u përhap edhe përreth autostradës Egnatia, në zonat rurale. Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në rrjetin kombëtar Komotini – Porto Lagos – Xanthi.



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të