Deputetja e partisë në pushtet, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka folur rreth pritjeve të Forumit për Paqe që pritet të mbahet në Paris.
Ajo në Prime Time ka komentuar fotografinë e përbashkët të takimit të presidentit frances Emmanuel Macron me presidentën Osmani e Kryeministrin Kurti, që sipas saj ishin pamje inkurajuese.
Ish-ministri Latifi pas dorëheqjes flet për shëndetësinë në Kosovë: E rrënuar nga korrupsioni
“Çfarë pashë unë, ishte inkurajuese, sepse përshëndetja e Macron ishte shumë e përzemërt me kryeministrin Kurti, se me presidentën e kam pare më herët. Fati i Kosovës është që në këtë moment, i ka tri figurat e Kosovës, Kurti, Osmani e Konjufca punojnë për Kosovën, e kanë dëshmuar, nuk skuqën para kujt do qoftë”./Botapress.info./