Një javë ka kaluar nga një tjetër vrasje e rëndë që tronditi Kosovën, e që ndodhi në Hajvali të Prishtinës.
I dyshuari kryesor për këtë rast, është ende në arrati për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht. Ngjashëm sikur tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Xhemail Nuhiu që dyshohet se e qëlloi për vdekje Muhamet Matoshin.
Sipas burimeve të sigurta të Sinjalit, pas një shkëmbimi fjalësh mes viktimës dhe të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendngjarje.
Pak kohë pas vrasjes, Policia e shpalli në kërkim.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali”, thuhej në komunikatën e Policisë.
Që nga atëherë, asnjë detaj tjetër nuk dihet. Policia nuk ka bërë të ditur për arrestimin e as lokalizimin e tij.
Detaje për rastin kishte dhënë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbeten e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës, një javë më parë kishte rrëfyer për Nacionalen gjithë ngjarjen.
Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.
“E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.
Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.
“Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.
E ka sjell kerrin deri në këtë pjesën këtu…
Tuj bisedu me të, e ka nxjerr revolen dha ka gjuajtë në drejtim të vëllait”, thotë ai.
Matoshi thotë se ‘shtëpia e tyre është nën vëzhgim të kamerave dhe se pamjet janë tani në Policinë e Kosovës’.
“Shpia është nën vëzhgim të kamerave, policia i ka marrë imazhet. Besoj që policia i ka tani të gjitha informatat e sakta”, thotë ai.
I pyetur nga Nacionale, se a kishin probleme e fqinjin në fjalë më herët, ai thotë se ‘këtë fqinj as nuk e njihnin’.
“Realisht, na as nuk e njohim që e kemi fqinj. Se shkojmë në mëngjes në punë, kthehemi në mbrëmje, nuk kemi kohë t’i njohim as fqinjët.
Përndryshe, me fqinjët nuk kemi pasë kurrë asnjë telash, kurrëfarë raporti nuk kemi pasë kurrë, as nuk jemi njoftë si fqinj”, thotë ai.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person