- Kryeministri Albin Kurti po kërkon nga serbët të mos largohen nga Institucionet, pasi që ata janë larguar.
Nuk i fton serbët të kthehen në Institucione, i fton të mos i braktisin Institucionet, pasi që i kanë braktisur.
- Albin Kurti ka kujtuar se mund t’i ndajë serbët ashtu siç i ka ndarë shqiptarët, në shqiptarë të ‘ndershëm’ dhe ‘të pandershëm’!
Ka shpresuar se ata që janë me të, t’i shtyjë t’i ‘vrasin’ ata që janë kundër tij.
Shpirti e lëshon për një ‘luftë qytetare’ që so t’ia shlyenin 20-të vitet e kaluara.
- Veç një vurmak i madh e detyron t’ua jap serbëve atë që e kërkojnë: ndarjen e Kosovës.
Serbët gjithmonë e kanë kërkuar një pretekst për t’u ndarë, por askush deri më tani nuk ua ka dhënë Schlagwort-it. - Sipas Albin Kurtit: opozita dhe gazetarët shqiptarë janë me Serbinë.
Ndërsa, sipas Amerikës, Albin Kurti nuk është me Amerikën. - Albin Kurti pranon që ushtarët amerikanë t’i ruajnë kufijtë e Kosovës dhe ta japin jetën për Kosovën, por dyshon se ata po i ruajnë kufijtë e Kosovës (dhe e kanë dhënë jetën për Kosovën) – për interes tē Rusisë.
- Kujt i shërben kryeministri anti-amerikan Albin Kurti?
Për kë punon ky!
Pse e izoloi Kosovën dhe e ktheu prapa!
…kush po përfiton nga trenia e tij! - Albin Kurti është i çmenduri i Bosforit, që e humbi Veriun e Kosovës për targa KM.
Veriun e japim – për targa!
Kaq shumë e kanë lodhur rrenat e gjata sa e ka humbur talentin të mashtrojë siç i ka hije. - Nuk i duhet Rusisë asnjë anti-amerikan tjetër derisa e ka Albin Kurtin, i cili: ose është psikopat; ose është i shantazhuar.
Se….nevojitet urrejtje e madhe, sa Rusia, për t’u armiqësuar me Amerikën.
- Shqiptarët nuk i kanë thënë Beogradit ‘PO’, siç thotë Albulena e tërbuar, shqiptarët i kanë thënë PO Amerikës deri më tani, kur Kosova ka degraduar aq shumë sa qeveria Kurti ia bëri me dije krejt botës se Policia e Kosovës nuk është e zonja as një Urë ta ruaj, prandaj pa EULEX-in – nuk bën.
- Kur Albulena e tërbuar thotë ‘keni bërë gjithmonë qysh ka thënë Beogradi’, për Amerikën e ka fjalën.
- Amerika, për t’ia dëshmuar Albulenës se nuk është me Rusinë, i tha asaj: Mos rreziko, shtyje vizitën në Amerikë, derisa të bindesh në sinqeritetin amerikan.
- Qeveria e Albin Kurtit është non-grata për Amerikën.
Të gjithëve ua refuzuan vizat.
P.S. E, ministri i Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se nga FSK janë larguar 4 serbë.
Jo, tha ministri, pse po i rritni problemet: tre serbë janë larguar, jo katër.
Kali i botës.