Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Siç njoftoi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë, rajoni i Mitrovicës.
I arrestuari është Sinisa Spasiq, i cili sipas hetimeve ka shërbyer si rezervist aktiv në MUP-in serb.
Arrestimi është bërë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Për Spasiq parashihet që të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Spasiq ishte përfshirë në kallëzimin penal të dorëzuar më 22 qershor 2022 në Prokurorinë Speciale, ku figuron ndër të dyshuarit për masakrat ndaj shqiptarëve në Vushtrri. /Insajderi



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e