Pak më parë u raportuar se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është përfshirë në një aksident trafiku të rrethi i flamurit, derisa ishte me veturën e saj. Vet Musliu e ka konfirmuar rastin për Sinjalin, mirëpo ka thënë se nuk ka pasur as të lënduar e as dëme materiale.
Sipas saj, rasti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së vogël të autobusit, por nuk ka pasur përplasje mes tyre.
“Një autobus më rroki pak për mbrapa, por nuk ka pasur dëme materiale. Për shkak të shpejtësisë së vogël. Mirëpo gjithçka është në rregull dhe s’ka asgjë.”, tha Musliu.