Të paktën tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur kur “disa persona të armatosur” hapën zjarr brenda një restauranti në New York City në Brooklyn herët në mëngjes teksa vendi po mbyllej.
Në një konferencë për media, komisarja e Departamentit të Policisë së New Yorkut, Jessica Tisch, tha se policia iu përgjigj raporteve për të shtëna pak para orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale.
Viktimat që humbën jetën u identifikuan si tre burra, të moshës 27 dhe 35 vjeç dhe një tjetrit, mosha e të cilit ende nuk është përcaktuar.
Tetë persona të tjerë të plagosur u dërguan në spitale aty pranë, megjithëse autoritetet nuk dhanë detaje mbi gjendjen e tyre.
Komisarja e policisë tha se të përfshirë janë “disa persona” që qëlluan me armë zjarri dhe ende nuk janë kapur, si dhe theksoi se hetuesit gjetën të paktën 36 gëzhoja nga “armë të shumëfishtja” në vendngjarje.
“Aktualisht kemi identifikuar 11 viktima të moshës nga 27 deri në 61 vjeç, tetë meshkuj dhe tre femra”, tha ajo.
Tisch gjithashtu përmendi se shtatë muaj pas fillimit të këtij viti New Yorku ka parë numrin më të ulët ndonjëherë të incidenteve me të shtëna dhe viktimave me të shtëna.
Policia ka nisur një hetim mbi incidentin. /AA/
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person