Gazetari dhe opinionisti politik, Ilir Mirena me anë të një postimi në Facebook ka cituar disa vargje të poetit, Dritëro Agolli për t’i ‘qëpuar’ kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Botapress.info
‘Në vendin tim e në vendin të tënd, një i çmendur, një vend e çmend’, thuhet ndër të tjerash në një nga poezitë e Dritëro Agollit. E me këto vargje, Mirena thotë se i drejtohet Kurtit.
”Ca vargje nga Dritero Agolli: “Në vendin tim e në vendin tënd Një i çmendur, një vend e çmënd.” PS: Per Albin Kurtin e kam, se s’kam qejf me fol me rrotlla….” ka shkruar ai.
Kujtojmë se sot kryeministri është takuar me liderët e opozitës për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.
Ai thuhet të ketë thënë që takimi ka shkuar shumë mirë, përkundër faktit se Ramush Haradinaj u largua shumë herët e Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun siç dukej u ndanë të pakënaqur nga ajo çfarë kishin dëgjuar nga shefi i Qeverisë. /Botapress.info/