(Rreth librit të Prof. Dr. Abdullah Karjagdiut: Noli, përkthyes letrar dhe poliglot, botoi ShB
Armagedon, 2025, Prishtinë).
Dr. Lirak Karjagdiu: Me rastin e 60 vjetorit të ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit
Ky libër i tim ati, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, i cili është ndarë nga jeta para 4 vitesh,
është rezultat i mbledhjes së shkrimeve dhe punimeve të tij të botuara në të përhershmet dhe të
përkohshmet tona gjatë viteve ‘70 dhe ’80 të shekullit të shkuar. E shoh të udhës që të sqaroj që
në krye të herës se, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit të tyre, këto punime dhe shkrime të tij
të përmbledhura në këtë libër, që në qendër të vëmendjes kanë kontributin dhe rolin e Nolit si
përkthyes letrar, janë botuar ashtu siç i kam gjetur, pa pothuajse asnjë ndërhyrje.
Lidhur më rëndësinë dhe rolin e përkthimit letrar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare,
autori i librit vë në spikamë faktin se edhe dokumenti apo monumenti i parë i gjuhës, letërsisë
dhe kulturës shqiptare, “Meshari” i Buzukut, është një vepër e shqipëruar. Ndërkaq, thekson se
me përkthime janë marrë, kush më pak e kush më shumë, pothuajse të gjithë shkrimtarët e
Rilindjes kombëtare dhe të periudhës së Indipendencës, madje edhe disa autorë të shquar të
letërsisë së shekullit 20-të. Përveç kësaj, në fund të shekullit 20-të dhe në fillim të mileniumit të
ri, sa vjen po përkthehen vepra të përzgjedhura të shkrimtarëve më të njohur dhe më të famshëm
të letërsive të huaja.
Begatimi dhe integrimi i letërsisë shqipe në letërsinë botërore përmes përkthimeve letrare
Së këndejmi, sipas autorit të librit, edhe letërsia shqipe është pasuruar me përkthimin e
veprave dhe kryeveprave të letërsive të huaja. Në të vërtetë, me përkthimin e veprave letrare,
letërsia shqipe dëshmon se është pjesë e thesarit të letërsisë evropiane dhe botërore. Në këtë
kontekst, sipas gjykimit të profesor A. Karjagdiut, roli, misioni, rëndësia dhe kontributi i Nolit në
këtë fushë është qenësor, krucial dhe i pazëvendësueshëm, ngase ai ka trasuar me guxim,
largëpamësi, inteligjencë dhe aftësi përkthimin e kryeveprave të letërsisë botërore, duke dhënë
shembull se si mund të komunikojë dhe të begatohet letërsia shqipe dhe duke e integruar atë në
letërsinë botërore.
Mirëpo, sipas autorit, ndonëse janë shkruar mjaft vështrime, kritika dhe studime për
veprimtarinë e Nolit si publicist, historian, orator, diplomat, kritik letrar, kompozitor, dramaturg
dhe poet, për Nolin si përkthyes letrar gjer tani nuk janë shkruar aq shumë kritika dhe studime të
mirëfillta. Kjo duket pothuajse si një anomali, po të kihet parasysh se Noli është marrë me
përkthime fetare dhe letrare më shumë se me asnjë veprimtari tjetër dhe ka përkthyer me mija
faqe. Prandaj, në këtë libër studiuesi dhe profesori i spikatur, Dr. Abdullah Karjagdiu, e ka
përqëndruar vëmendjen e tij te veprimtaria e Nolit si përkthyes i letrar, e cila ndahet në tri
periudha kryesore: 1. Periudha e hershme, 2. Periudha e pjekurisë dhe 3. Periudha e fundit. Në
periudhën e hershme (1906-1920), Noli ka përkthyer disa tregime të shkurtëra nga letërsia
gjermane, frenge, norvegjeze, greke. Ndërsa, nga letërsia angleze dhe amerikane ka përkthyer
tregimin e Uashington Irvingut Dhurata e arabit nga cikli Përrallat e Alhambrës (1909),
tregimin e E.A. Poes Maska e vdekjes së kuqe (1909), pastaj poezinë e Llongfelloit Skendërbeu
(1915), mandej tragjedinë e Shekspirit Othellon (1916) dhe poemën e njohur të E.A. Poes Korbi
përkthyer dhe ka botuar nga letërsia angleze tre tragjeditë më të shquara Makbethi, Hamleti dhe
Jul Çezari (1926). Ndërkaq, në periudhën e fundit (1961-1965), apo të qetësisë dhe pleqërisë, ka
përkthyer një sërë poezishë nga letërsia angleze dhe amerikane. Kështu, nga letërisa angleze ka
përkthyer poezinë Në munç të R. Kipllingut (1962), poezinë Atdheu im të U. Skotit (1962),
poezinë Në vëngjillen e vdekjes të Ç. Tiçbornit (1963) dhe poezinë e W. Noksit Kotësia
njerëzore (1963), kurse nga letërisa amerikane ka përkthyer poezinë e H. Mellvillit Dëshmori
(1963) dhe poezinë E. Mekhenit Njeriu dhe shatën (1963).
Është me rëndësi të kihet parasysh se shpeshherë mundësia më e mirë për pasurimin e një
letërsie kombëtare arrihet edhe përmes përkthimit të zhanreve, gjinive apo kategorive që s’janë
zhvilluar sa duhet në letërsinë kombëtare. Në këtë mënyrë, vepra e përkthyer shpeshherë i nxit
apo i cyt gjinitë e pazhvilluara gjithaq të letërsisë kombëtare në atë sektor apo në atë fushë ku i
mungon tradita. Me fjalë të tjera, vepra e përkthyer jo vetëm që hapë shanse dhe mundësi për
zhvillimin e letërsisë kombëtare, por edhe e zhvillon, begaton dhe avanson letërsinë kombëtare.
Prandaj, autori i librit, Dr. A. Karjagdiu, e vë në spikamë edhe faktin se Noli përktheu kur tradita
e krijuar në letërsinë shqipe nuk ishte shtritë akoma sa duhej në gjini të tilla letrare si proza dhe
dramaturgjia, meqë letërsia shqipe në atë kohë ishte duke kaluar nga Romantizmi i Rilindjes në
periudhën e Realizmit. Madje, sipas tij, Noli kishte edhe kriterin e të zgjedhurit të veprave të
huaja që i përkthente në gjuhën shqipe, kjo ngase në kohën kur Noli merrej me përkthime, numri
i veprave dhe kreyveprave të letërsisë botërore nuk ishte i madh, prandaj ai zgjodhi, përktheu dhe
dha shqip, në përgjithësi, ato vepra që i nevojiteshin shoqërisë, kulturës dhe lexuesit shqiptar.
Origjinaliteti dhe gjenialiteti i përkthimeve letrare të Nolit
Libri që kemi marrë në shqyrtim i ka 122 faqe dhe përbëhet nga katër kapituj kryesorë.
Fillon me parathënien, në të cilën jepen sqarime për rolin e përkthimeve letrare të Nolit në
pasurimin, begatimin, modernizimin dhe perëndimorizimin e letërsisë kombëtare. Kapitulli i
parë, që në të vërtetë është një punim i imi i botuar kohë më parë, mbanë titullin Mbi përkthimet
letrare të Nolit. Këtë punim e kam përfshirë si kapitull të veçantë në këtë libër me qëllim që
lexuesit të njihen më mirë, më konktertisht dhe kronologjikisht me fazat e veprimtarisë
përkthimore të Nolit tonë të madh. Në kapitullin e dytë me titull Disa aspekte të reja të
përkthimit, studiuesi, Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu, i trajton disa aspekte të reja të përkthimit
duke i qëmtuar dhe përimtuar ca ide, parime, teori, norma, qasje, argumente, dhe debate të
autoriteteve të jashtëzakonshme të teorisë dhe praktikës botërore të përkthimit, si Cary, Fedorov,
Savoy dhe Vinay dhe Derbelnet. Duke e përqëndruar vëmendjen e tij në thelbin e disa
kontributeve të reja të këtyre autorëve, ai vë në dukje se falë studimeve dhe librave të rinj, teoria
dhe praktika e përkthimit kanë arritur rezultate të tilla sa mund të flitet me krenari për fraza të
reja të shkencës mbi përkthimin, natyrisht si një shkencë ndërdisiplinore. Në kapitullin e tretë me
titull Noli përballë metaforikës shekspiriane autori i zbërthen dhe i sqaron dy mënyrat e
përkthimit nolian të metafotikës shekspiriane, me ç’rast përmes analizës së shembujve të
përkthimit të katër dramave të Shekspirit nga Noli konstaton se Noli shpeshherë përpiqet që ta
transponojë me besnikëri metaforikën e Shekspirit, duke i evituar parafrazat, përgjithësimet dhe
dobësirat e metaforikës dhe të shprehjenve metaforike, megjithëse, sipas tij, herë-herë Noli është
i pritur edhe ta parafrazojë ose ta përshtasë metaforikën shekspiriane. Ndërkaq, në kapitullin e
katërt dhe të fundit të këtij libri me titull Shqipëruesi i frymëzuar i rubairave, në themel të
vëmendjes analitike të intelektualit, akademikut dhe profesorit tonë të nderuar, Dr. A. Karjagdiut,
janë Rubairat e Khajamit, të shqipëruara nga Noli, të cilat kanë mbetur deri në ditët tona një ndër
shqipërimet më të suksesshme dhe më të popullarizuara të letërsisë sonë të përkthyer. Për më
tepër, autori i librit e cilëson përkthimin e Rubairave si fenomen të veçantë, meqë në disa raste
lexuesi shqiptar edhe kur ka qenë koshient se ato janë vargje të shqipëruara të një vepre të huaj
poetike, s’ka ngurruar fare që t’i rradhisë ato tok me veprat origjinale të letërsisë shqipe dhe t’i
lexojë ato me po atë kujdes dhe vëmendje si e lexon edhe krijimtarinë poetike origjinale.
Kuteli për madhështinë e Nolit
jo vetëm të afta për të mbijetuar dhe për t’u lexuar, por në të njëjtën kohë na dhuroi vepra të
përkthyera me aq zotësi e mjeshtri çfarë nuk ia doli askush t’na ofrojë gjer tani. Madje,
përkthimet e Nolit janë bërë pjesë përbërëse e kulturës sonë, kështu që, Hamleti jeton në të
vërtetë në ambientin tonë vetëm në saje të përkthimit artistik të Nolit, ndërsa Rubairat lexohen,
stërlexohen dhe citohen vetëm ashtu dhe asisoji si i shqipëroi dhe rikrijoi Noli. Ndaj, Noli pati
diçka edhe shekspiriane, edhe fitcxheraldiane, edhe khajamjane, edhe poiane dhe edhe ibzeniane
në veten e tij.
Pikërisht për këtë arsye, sipas vlerësimit të autorit të librit, s’është çudi se sa herë që i
lexojmë poezitë e përkthyera nga Noli, kemi përshtypjen se asnjë poet i përkthyer nga ai nuk e
humbi hijeshinë dhe bukurinë e poezisë së vet dhe as që u dëmtua apo “u zbehë” nga ai. Kjo
meqë Noli qe edhe vetë poet i madh dhe artist i rrallë. Sepse ai në përkthim e sipër, hove- hove,
si një artist i vërtetë i frymëzuar gjatë krijimtarisë artistike, diti të identifikohet me metaforën,
figurën, fjalën poetike e madje edhe me botën poetike të poetit, të cilin e përktheu. Ai, në rast
nevoje, diti të imitojë e të transponojë për mrekulli autorin të cilin e përktheu, po nganjëherë u
rropat të gjejë fjalën, vargun, idenë dhe botëkuptimin adekuat e te qëlluar në gjuhën që përktheu.
Ai diti të depërtojë në shpirtin e autorit të cilin e përktheu dhe të krijojë e ta transponojë
atmosferën e pothuaj të çdo vepre që përktheu e shqipëroi. S’do mend se kësisoji, kostaton autori
me të drejtë, përkthyesi i ynë më i shquar, tregoi dhe faktoi me vepër, se të përkthesh, do të thotë
të krijosh artistikisht, me durim, urtësi dhe pasion të pashtershëm fisnik. Ai shkriu një pjesë të
madhe të prirjes së tij poetike në përkthim dhe prandaj ia doli mbanë që të bëjë përkthime që të
rrëmbejnë e të magjepsin edhe dhjetëra vite pas përkthimit. Mjafton të themi se vetëm se
Rubairat janë një kryevepër e tillë përkthimi, ku spikatet dhe del në pah tërë delli i rallë poetik i
përkthyesit, zhdërvjelltësia dhe afiniteti i shqipëruesit të talentuar e të rysur. Me të këtilla
përkthime, Noli në njëfarë mënyre qysh atëherë qe në gjendje të marrë për dore lexuesin
shqiptar, ta shpien dhe ta shetisë atë nëpër viset ku ai s’do të mund të shkilte aso kohe. Me fjalë
të tjera, vlerëson profesor A. Karjagdiu, Noli nga një anë tregoi dhe faktoi se e njihte thellë
gjuhën amëtare, po njëkohësisht e njihte shumë mirë edhe një mori gjuhësh të huaja dhe kishte
talent për të rikrijuar veprat ose kryeveprat e letërsisë artistike botërore. Për zotësinë e Nolit si
shqipërues, një vlerësim mjaft të qëlluar e ka dhënë edhe M. Kuteli, i cili ka shkruar: “Pa fjalë se
këtu lënda e parë, thema, është e huajtur, po këtë lëndë shqipëronjësi e ka tretur krejt në flakën e
gjeniut të vet, duke na dhënë një ekuivalent shqipëtarë të një vepre absolute. Të tilla janë
shqipërimet nga Poe “Korbi” dhe “Anabel Li”, nga Longfellow “Skendërbeu” i shqipëruar në
rithmin dhe masën e këngëve tona popullore, disa fragmente nga veprat e Shakespeare-it, si dhe
një pjesë e madhe e “Rubairave” të Omar Khajamit”. Duket sheshit se, duke zgjedhur e
hollë, se i njeh shumë mirë arritjet apo rezultatet artistike të shkrimtarëve të shquar botëror, nga
një anë, dhe, nga ana tjetër, ai dëshmoi se ka edhe prirje dhe afinitet për përkthime.
Pishtar dhe strumbullar i përkthimit letrar
Veç këtyre, autori i librit bën të ditur se, Noli është përkthyesi i parë i letërsisë angleze dhe
amerikane në gjuhën shqipe dhe gjithashtu edhe përkthyesi i parë i veprave të Shekspirit në një
kohë kur askush nuk mund të besonte se kishte mundësi për përkthimin e veprave të gjeniut
botëror. Ndërkaq, motivet e Nolit për përkthimin në fazën e parë të përkthimit kanë pasë për
qëllim zgjimin dhe thellimin e ndjenjës kombëtare, ndërsa më pas, në fazën e pjekurisë, motivet
e tij kanë qenë kryesisht rrënjosja e idesë së lirisë, barazisë dhe vlerave demokratike dhe
elemimimi i ideologjive reaksionare, obskurantiste dhe diktatoriale. Pos këtyre, në pleqëri ai
përktheu edhe për qëllime edukative, zbavitëse, meditative dhe filozofike. Ndaj, vlerëson autori,
përkthimi i kryeveprave të letërsisë botërore, në përgjithësi, dhe letërsisë angleze dhe amerikane,
në veçanti, kishin për qëllim pasurimin dhe letërsisë kombëtare, nga një anë, dhe, nga ana tjetër,
thellimin apo zgjerimin e ideve dhe botëkuptimeve artistike, estetike, etike dhe letrare të lexuesit.
fjalori që e përdorë Noli, e që është vërtetë i pasur, një visar, thesar, xhevahir dhe margaritar, që i
ka dhënë një ndihmesë të papërmastë formimit të gjuhës letrare shqipe. Shqipërimet e tij,
veçanërisht të letërsisë angleze dhe amerikane, zënë vend nderi në begatimin e kulturës sonë
kombërtare, jo vetëm si dëshmi artistike e asaj kohe, por më parë si vlerë e dalluar dhe
permanete gjuhësore dhe estetike. Kjo për aryse se Noli përmes shqipërimeve të veprave dhe
kryeveprave të letërsisë botërore, në përgjithësi, dhe të letërsisë angleze dhe amerikane, në
veçanti, ka bërë kthesë në letërsinë shqipe, dhe ka qenë pishtar dhe strumbullar i modernizimit
dhe përendimorizimit të letërsisë shqipe. Për më shumë, sipas gjykimit të profesor A. Karjagdiut,
këto shqipërime të veprave të Shekspirit dhe të tjerëve në kohën kur nuk kishte ndonjë përvojë të
madhe në traditën e letërsisë shqipe, ishin rezultat i një pune serioze dhe me përgjegjësi të një
intelektuali që habiti jo vetëm gjuhëtarët tanë, por edhe personalitete të kulturës botërore. Në
vargun e shumë përkthimeve që po ashtu qëndrojnë në kulmet e vlerave të përkthimologjisë në
gjuhën shqipe, shqipërimet e tragjedive të Shekspirit, edhe sot llogariten më të mirat nga të gjitha
përkthimet që janë bërë nga shumë gjuhë të botës.
Misteri i strategjisë përkthimore të Nolit
Është me interes të veçantë se si i trajton studiuesi, akademiku dhe profesori, Dr. A.
Karjagdiu, strategjinë e përkthimit të Nolit. Kështu sipas tij, i tërë ky gjenialitet qëndron para së
gjithash, në respektin intelektual që kishte ndaj gjuhës së tjetrit, vlerave letrare që dëshironte t’i
sillte të palënduara në gjuhën tonë, dhe me njohjen e mrekullueshme të kësaj gjuhe në tërë
shtrirjen e saj. Ky mister i Nolit qëndron edhe në aftësinë e tij për aktivizimin e fjalëve të reja që
ndoshta nuk ishin dëgjuar e as lexuar deri atëherë. U muar vesh fjalën e fuqishme estetike dhe
etike të Shekspirit, si element themelor për ndërtimin e veprës së tij të madhe, Noli e modifikoi
duke i dhënë ngjyrim, kuptim dhe muzikalitet shqip, pa rrezikuar se mund ta deformojë idenë e
Shekspirit, pa rrezikuar se mund t’i japë kahe tjetër. Përkundrazi, Noli ishte shumë i sigurt se
largimi nga një përkthim besnik e fjalë për fjale që mund të kishte ndonjë peshë gjuhësore, do të
varfëronte veprën e Shekpsirit në gjuhën shqipe. Me veprimin e tij, drejt shqipërimit e jo
përkthimit, e afronte lexuesin shqiptar kah thelbi i veprës shekspiriane dhe kështu ajo vepër e
ruan madhëshinë artistike pa e lënduar fare idenë poetike dhe mesazhet e saj. Trajtën e fjalës së
huaj, në këtë rast të gjuhës angleze, e përpunon deri në masë, kur bindet se ka fituar një trajtë të
kapshme në gjuhën e vet, por nga e njëjta materie
Ndërkaq, në fund do thënë se ky libër përmbanë shqyrtime, trajtime dhe analiza kritike,
teorike, praktike, të thella dhe të mirëfillta të nivelit më të lartë akademik dhe shkencor të
përkthimeve letrare të Nolit, duke u përqënduar në përkthimet letrare të Nolit, në përgjithësi dhe
në përkthimet e katër tragjedive të Shekspirit dhe rubairave të Khajamit, në veçanti. Ndaj dhe e
themi me shumë bindje, me konfidencë të plotë dhe me krenari se jo vetëm që do të nxisë dhe
cysë studiues të tjerë për t’u marrë me përkthimet letrare të Nolit, por edhe do të shërbejë si
model i jashtëzakonshëm dhe unik për ata që do t’i rreken punës studimore rreth ndriçimit të
çështjeve të gjuhës, stilit dhe kontributit të përkthimit të veprave letrare të Nolit në zhvillimin,
pasurimin, avancimin dhe modernizimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person