Dje në Alaska u zhvillua takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin. Takimi i tyre pati vëmendjen e botës, derisa jepeshin komente e analiza për shumë gjëra.
Lidhur me këtë, tashmë disa udhëheqës evropianë kanë bërë deklaratat e tyre për samitin në Alaska.
Ja çfarë kanë thënë disa nga udhëheqësit e tjerë, raporton Sky News.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen
Ajo falënderoi Trump për përditësimin mbi diskutimet dhe theksoi rëndësinë e garancive të forta të sigurisë për Ukrainën.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron
Ai tha se ishte “jetike” të vazhdohej mbështetja e Ukrainës dhe të ushtrohej presion mbi Rusinë, duke shtuar se ishte thelbësore të kujtohej “prirja e mirëvendosur e Rusisë për të mos respektuar angazhimet e veta”.
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni
Në një deklaratë të shkurtër, Meloni tha se bisedimet në Alaskë kishin ofruar një “shkëlqim shprese” për paqen në Ukrainë.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz
Ai e ndau deklaratën e KE-së në mediat sociale, duke thënë se udhëheqësit “mirëpritën përpjekjet e Presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë”.
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb
Ai e falënderoi Trumpin për informimin e tij dhe tha se garancitë e sigurisë për Ukrainën ishin thelbësore, së bashku me bashkëpunimin me Zelenskyy-n për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa
Në deklaratën e shkurtër të Costa-s, ai përshëndeti përpjekjet diplomatike të Trump dhe deklaroi: “Vrasjet duhet të ndalen”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet