Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ende nuk kanë pranuar njoftimin për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore.
Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë për Sinjalin se presidentja do të marrë veprimet e nevojshme posa të marrë njoftimin zyrtar nga MAPL.
Paralajmërimi nga Brukseli: Tensionet Kosovë-Serbi mund të përhapen në rajon
“Legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre. Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes.”, tha Kupina.