Nëndega NRW e LDK-së në Gjermani nderon POST MORTUM, kolonel Tahir Zemajn me mirënjohjen  “Ora e Presidentit

 

 

 
Mirënjohja “Ora e Presidentit” ndahet çdo vit për 
personalitete që kanë dhënë kontribut të 
veçantë në procese të rëndësishme për shtetin dhe 
shoqërinë. 
Me këtë rast, Nënkryetari i LDK-së, z. Anton Quni
, falënderoi delegacionin e Nëndegës NRW 
të LDK-së në Gjermani për këtë nismë dhe shprehu 
mirënjohje të thellë për punën, 
angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm për
 vendin, si dhe për ruajtjen e vlerave 
kombëtare në mërgatë. 
Në emër të Nëndegës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari 
Jakup Gërguri, i cili ndër të tjera tha; 
Të nderuar anëtarë të familjes Zemaj,
Të nderuar përfaqësues të Lidhjes Demokratike të 
Kosovës,
Të nderuar të pranishëm, 
Me përulësi dhe nder të veçantë, sot jemi mbledhur këtu, 
në Selinë Qendrore të LDK-së, për 
të kujtuar dhe nderuar një prej bijve më të shquar të Kosovës – Kolonel, Hero Tahir Zemajn, 
burrin e idealeve të mëdha dhe të veprës së pavdekshme. 
Në emër të Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nordrhein-Westfalen (NRW) në 
Gjermani, kam privilegjin t’ia dorëzoj familjes Zemaj 
Mirënjohjen “Ora e Presidentit 2025” – 
si simbol i respektit dhe kujtimit tonë të thellë për veren e Kolonelit. 
Heroi, Kolonel Tahir Zemaj, me urtësinë dhe përgatitjen e tij ushtarake, me besimin e 
patundur në rrugën institucionale të LDK-së dhe me përkushtimin ndaj Republikës së 
Kosovës, ka lënë një trashëgimi që na frymëzon të gjithëve. 
Ai nuk ishte vetëm një komandant i suksesshëm i Zonës Operative të Dukagjinit, por një 
ushtarak që besoi në drejtësi, në shtet dhe në vlerat për të cilat Presidenti Historik Ibrahim 
Rugova u angazhua deri në fund të jetës së tij. Andaj, kjo mirënjohje mban simbolikën e orës 
së vizionit të Presidentit – një orë që u takon njerëzve që i dhanë kohën, jetën dhe shpirtin e 
tyre Kosovës. 
Sot, kjo “Orë e Presidentit” i takon Heroit Tahir Zemaj. I takon këtij kolosi të luftës dhe 
paqes, i cili, edhe pse nuk është më fizikisht në mesin tonë, vazhdon të jetë pjesë e ndërgjegjes 
sonë kombëtare. 
Familjes së tij i shprehim falënderim të thellë për qëndresën, për dinjitetin dhe për 
mbështetjen që kanë dhënë për rrugën shtetformuese të Kosovës. 
Të nderuar miq,
Le të angazhohemi që veprën e Kolonel Tahir Zemajt dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, 
ta mbajmë gjallë jo vetëm në përkujtim, por në vepra të përditshme – duke ndërtuar një 
Kosovë të drejtë, demokratike dhe europiane, ashtu siç e deshi ai. 
Lavdi përjetë Kolonel Tahir Zemajt!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të lirisë! 
Faleminderit. 
Z. Ramë Zemaj përshëndeti përfaqësuesit e Nëndegës, z. Gërgurin dhe të pranishmit, duke i 
falënderuar që u kujtuan të nderojnë familjen Zemaj. “U jam shumë mirënjohës të gjithëve 
dhe ju faleminderit,” – theksoi ai. 

Të tjera

Aktuale

Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë

Një kosovar me inicialet F.Xh. është

Aktuale

Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë