Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se ka folur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për zhvillimet e fundit.
Ai tha se “i siguroi për përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan”.
Ndër të tjerash, Tajani tha se i ka bërë thirrje për përmbajtje.
“Kam biseduar me Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin, të cilëve ia sigurova përkushtimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Në koordinim me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, i bëjmë thirrje udhëheqjes së tyre për përmbajtje dhe kundër çdo veprimi të njëanshëm”, ka shkruar Tajani në një postim në Twitter.