Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është hapur mundësia për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Nga Nagavci është thënë edhe se, paratë, sikurse dy vitet e kaluara do të dalin në xhirollogaritë e qytetarëve.
Nga ajo është thënë edhe se këtë vit do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimoren, dhe, 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Postimi:
Nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse dy vitet e kaluara, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja.
Këtë vit do të ndajmë nga:
– 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
– 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet ashtu siç jeni njoftuar në vitin e kaluar do të përdoren nga gjenerata e kaluar sipas Udhëzimit Administrativ Nr.13/2016 Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre.
Tashmë llogaritë i keni aktive nga vitet e kaluara dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë. Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë se çdo aplikim do të verifikohet nga shkollat përkatëse. Pas verifikimit do të bëhet transferi i mjeteve.
Të tjera
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Avokati për kufizimet e vizitave Thaçit: Zhvendosje vëmendjeje nga roli tani përcaktues i mbrojtjes
Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin
Lajme
Xhavit Haliti: Pa koalicion, Kurti s’mund t’i krijojë institucionet
Pas vendimit të fundit të Gjykatës