Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka thyer heshtjen nëna e vajzës e cila ditë më parë u dhunua fizikisht nga pesë bashkëmoshatare në Gjilan.
Në rrëfimin e saj emocional, ajo bëri thirrje që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së empatisë në edukimin e tyre.
“Jo nuk e kam pa, e kam dëgju veç një pjesë të shkurtë zërin e vajzës dhe me u ndje mas keqti që mundet me u ndi një nanë për fëmijën e vet. Për neve është një rast shumë i vështirë. Nuk ia kisha uru asnjë nane dhe asnjë fëmije me përjetua këtë që ne e kemi përjetu”, tha ajo.
Ajo ndër tjerash tha se do të donte ta takonte personalisht gjyqtarin që e ka cilësuar lëndën si lëndim të lehtë trupor.
“Nëse kjo video cilësohet si lëndim i lehtë trupor, çka mund të konsiderohet lëndim i rëndë?”, tha ajo.
Nidqeni rrëfimin emocional në videon si në vijim:



Të tjera
Aktuale
Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pas
Aktuale
Ish-kryetari i OEK tregon se sa para ka humbur Kosova që nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka deklaruar se
Ekskluzive
29-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Kanada, flet nëna e saj
Nëna e shqiptares që u qëllua