Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tri infermiereve të Shtëpisë së Pleqeve “Orenda” për rastin e dhunës ndaj të moshuarës.
Nuk dihet se pse është bërë kjo kërkesë për shtyrje të seancës.
Kujtojmë se dje, në disa pamje të publikuara në rrejte sociale, shihej një infermiere duke e goditur me shpulakë e shqelma një të moshuar në “Orenda”.
Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.
Tri të dyshuarat ngarkohen me tri vepra të ndryshme, njëra nga to për veprën penale “Sulm”, tjetra për ndihmë në veprën penale “Sulm”, dhe e treta për “incizim i paautorizuar”.