LVV ia shuan shpresat Nismës për postin e kryeparlamentarit

Deputetja, e LVV-së Arbëreshë Kryeziu, ka vazhduar akuza drejt partitive opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ndërsa, sa i përket koalicioneve të mundshme, Kryziu tha se së fundmi Kurti është takuar me përfaqësuesit politik të Nismës Socialdemokrate për arritjen e një marrëveshje, por sipas saj  Nisma nuk mund të kërkojë postin e kryeparlamentarit me një fuqi politike që ka vetëm tre deputetë.

“Ne duhet të arrijmë në një standard kur partitë politike duhet të kërkojnë varësisht të fuqisë politike që e kanë. Në këtë rast mendoj se është gabim që një subjekt politik i cili i ka tre deputetë të kërkoj të marrë postin e kryeparlamentarit, ndërkohë që ne brenda LVV-ja kemi deputetë të cilët janë  nga GUXO dhe Alternativa e që është dyfishi i numrit të deputetëve që i ka NISMA dhe të cilët nuk kanë kërkuar asnjëherë të marrin postin e kryepalamentarit’’, tha Kryeziu për rtv21

Të tjera

Aktuale

Hasani: Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani,

Aktuale

LDK reagon për incidentin e Zemajt me qytetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar