Edhe në Universitetin “Fehmi Agani” të Gjakovës dallaveret dhe kurdisjet për pranimin dhe vlerësimin e asistentëve në këtë Universitet nuk kanë të ndalur.
Kështu anëtarët e komisionit recensues caktohen nga lëndët që nuk kanë fare të bëjnë me drejtimin përkatës të asistentëve që kërkohen në këtë Universitet.
Kështu siç merr vesh Botapress, përmes fakteve notere, mësohet se më date 31 gusht 2022, është përcaktuar Komisioni recensues i përbërë nga tre anetare nga të cilet asnjeri nuk është i fushes perkatese për lenden e Matematikes.
Nga raporti vlerësues për propozimin e asistenteve për angazhim sipas lëndëve përkatëse (shih dokumentin ) vërehet se anëtarët e Komisionit recensues janë nga fushat e Letërsisë Shqipe (kryetar), Gjuhes Shqipe (anëtar) si dhe nga fusha e Pedagogjise (anëtar). Ky Komision i përbërë nga fushat e shkencave sociale recenson asistent për grup lëndësh nga Matematika, ose ndryshe thënë për shkenca natyrore.
Ne baze të Statutit të Universitetin e Pedagogjisë së Gjakovës, si dhe rregullores për procedurat vleresuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në UFAGJ, Neni 6, Këshilli i Fakultetit të Edukimit, shkel Rregulloren për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkepunetoreve të jashtëm si dhe njëherit Stautin e UFAGJ duke emëruar kryetar dhe anetare jo të fushes perkatese për lëndën e Matematikes merr vesh Botapress përmes një shkrese dërguar redaksisë, emri e adresa e njohur per redaksinë.