Ish-kryeministria pakistanez Imran Khan, është plagosur sot në këmbë, pasi një person shtiu mbi konvojin e veturave që e shoqëronin.
Khan ishte nisur për në Islamabad duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ku u qëllua në këmbë, por që sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.
Në momentin e atentatit autori ka hedhur fishekzjarrë për të mbuluar të shtënat.
Madje janë publikuar pamjet e Khanit pas plagosjes së tij, duke qëndruar në këmbë dhe përshëndeste turmën.