Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu i njohur ndryshe si “Buffi” ka ironizuar me operimin e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se para dy muajve ka bërë heqjen e tëmthit, apo ndryshe siç njihet në popull si “idhëza”.
Tutje, ai ka thënë se pas zorrës qorrë dhe trunit, idhëza është organi më kot në trupin e njeriut, shkruan Paparaci.
Presidentja, Vjosa Osmani, të mërkurën e vonë i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një nga spitalet e kryeqytetit, ku u operua për heqjen e tëmthit në spitalin privat “Aloka”.
Kjo ka ngjallur reagime të opinionit se përse e para e shtetit ka zgjedhur spitalin privat e jo shërbimet që i ofron, Vjosa Osmani./Botapress.info/