Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi, i ka njoftuar të premten punëtorët e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se menaxhmenti i RTK-së i është drejtuar Ministrisë së Financave për një kredi, me qëllim tejkalimin e situatës financiare, teksa ka shprehur shpresën se shumë shpejt ajo do të realizohet.
Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e Hundozit:
“Të nderuar kolegë, fillimisht më lejoni të shpreh bashkëndjesinë time dhe të menaxhmentit të RTK-së për shqetësimet tuaja lidhur me gjendjen e rëndë financiare nëpër të cilën po kalojmë, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Menaxhmenti i RTK-së nuk është ndalur asnjë moment së kontaktuari institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me një qëllim të vetëm: gjetjen e një zgjidhjeje alternative për tejkalimin së situatës.
Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit.
Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë.
Në fund, dua të falënderoj të gjithë kolegët që u kanë besuar përpjekjeve tona të përbashkëta për daljen nga situata, duke treguar përkushtim profesional, durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe të vështirë.”



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e