Astrit Zemaj, ambasador i Republikës së Kosovës në selinë e BE-së në Bruksel ka vazhduar takime dhe bashkëpunimin me përfaqësues të qyteteve dhe rajoneve e shtetit pritës, Belgjikës. Kështu sot Ambasadori Zemaj së bashku ne kolegën znj. Gjeneza Budima, ka vizituar qytetin Namur. Në një pritje mbresëlënëse nga Kryetari z. Maxime Prevot, dhe Drejtori ekzekutiv për marrëdhënie ndërkombëtare, z.Frederic Laloux, ata patën rastin të shohim për së afërmi miqësinë dhe partneritetin e ndërtuar nder vite mes popujve dhe shteteve tona, njofton Botapress.
“Binjakizimi mes Kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe Kryeqytetit të rajon të Valonisë(Namurit)janë simbol dhe shembull i mirë i bashkëpunimit, i cili pritet të thellohët me projekte konkrete pas lehtësimit të e gjendjes pandemike dhe masave kufizuese.
Flamuri i shtetit tonë i vendosur në urën e vjetër të Namurit, simbolizon jo vetëm binjakizimin por është simbol i veçantë edhe për komunitetin tonë të mirë integeruar në qytet dhe rajonët perreth” ka shkruar ambasadori Zemaj në profilin e tij në Facebook, përcjellë Botapress.