Një protestë pritet të mbahet sot para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin dhe mbarë opinionin publik në Kosovë.
Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e krimit.
Protestuesit pritet të kërkojnë veprim të shpejtë të gjykatave dhe prokurorisë, si dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së rëndë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, ku humbën jetën tre persona, përfshirë një baba dhe bir.
Të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.
Që nga ngjarja tragjike, muret e gjykatës janë mbuluar me mbishkrime si: “I keni duart me gjak” dhe “Drejtësia në shërbim të fajdexhive”, si simbolikë e pakënaqësisë ndaj trajtimit të rasteve të mëparshme nga organet e drejtësisë.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga përfaqësues politikë dhe shoqëria civile. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka akuzuar prokurorinë dhe gjykatat për tolerim të krimit dhe dështim sistematik.
Ndërkohë, përfaqësues të opozitës si Lutfi Haziri dhe Memli Krasniqi kanë kërkuar zbardhje të menjëhershme të rastit dhe masa konkrete për rikthimin e sigurisë publike.



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi