Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar të rritet në popullaritet, sipas një sondazhi të realizuar nga një kompani private e marrëdhënieve me publikun.
Siç raporton sot portali Nacionale.com, bazuar në rezultatet e një matje të opinionit të realizuar në muajin tetor, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet vazhdon të jetë e para, por me një rënie të dukshme krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021.
Projektligji për Trustin në duart deputetëve, këto janë procedurat deri në ditën e votimit
“Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën parti politike do të votonit?”, ishte pyetja e parashtruar për anketuesit e sondazhit.
Bazuar në rezultatet e këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje do të merrte 33.9 për qind të votave në zgjedhje, krahasuar me 50.9 për qind të votave që kishte fituar në zgjedhjet nacionale.
Me rritje të ndjeshme në popullaritet, ky sondazh e paraqet Lidhjen Demokratike të Kosovës. Subjekti i udhëhequr nga Lumir Abdixhiku do të merrte 25.6 për qind të votave në zgjedhje, sipas sondazhit.
PDK-ja dhe AAK-ja mbeten parti e tretë dhe e katërt, sipas matjeve të këtij sondazhi.
Sondazhi tregon se Lista Guxo, e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, përsëri mbetet larg pragut, me vetëm 1.3 për qind./Botapress.info/