Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ne mesnatë do të ndërpresë përkohësisht operimin e njësisë B1 si pasojë e nevojës për të ndërhyrë në elektrofilter dhe disa sanimeve tjera.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, pas një operimi prej mbi 50 ditësh pa ndërprerje, është shfaqur nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera të domosdoshme. Për këto arsye tekniko-teknologjike dhe mjedisore, njësia B1 do të ndalet nga operimi sot, më datë. 14.08.2025, rreth orës 23:59. Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt me përmasa më të mëdha, që do të kishte ndikim në operim dhe mjedis.”
KEK thotë se ekipet do të identifikojnë dhe sanojnë defektet që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt.
“Ekipet tona të stafit teknik dhe profesional janë në gatishmëri të plotë, dhe sapo të krijohen kushtet e nevojshme, do të fillojnë menjëherë me identifikimin e saktë dhe sanimin e defekteve, me qëllim që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.”
“Korporata mbetet e përkushtuar për furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe që kontribuon pozitivisht në mbrojtjen e mjedisit për të gjithë qytetarët.”



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet