Arsimtari i Historisë, Zeqirjah Jonuzi thotë se tekstet e këtilla janë skandaloze dhe të papranueshme për shkollat shqipe.
Opozita e quan të pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut
Ndërsa këshilltarët e Byrosë së zhvillimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut konsiderojnë se librat e këtillë të historisë nuk përshtaten me nevojat e nxënësve dhe duhet të largohen menjëherë nga përdorimi.
Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese njoftoi se ka krijuar një Komision, i cili do të rishqyrtojë përmbajtjen e librit të historisë. Komisioni, brenda një afati ligjor prej 10 ditësh, ka detyrimin t’i paraqesë ministrit propozimin për tërheqjen e librit shkollor, nëse anëtarët deklarojnë se ankesat kanë baza. /rtk