Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar sot një donacion të pajisjeve mjekësore nga organizata jo-qeveritare “Cicat”, i cili synon përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e rasteve.
Pajisjet përfshijnë tavolina dhe instrumente për terapitë mjekësore. Sipas autoriteteve shëndetësore, këto do të përdoren për të lehtësuar punën e stafit mjekësor dhe për të ofruar shërbime më efikase për pacientët me diagnoza të rënda.
Dorëzimi është bërë në ambientet e QKUK-së, tek Klinika e Onkologjisë ku janë vlerësuar përfitimet që ky investim sjell në sektorin e përfshirë. Me këtë rast është theksuar se pajisjet e reja do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e mundësive për ndërhyrje të shpejta në raste emergjente.
Ky hap shihet si pjesë e një procesi më të gjerë modernizimi të infrastrukturës mjekësore, me fokus në përmirësimin e shërbimeve në fushat ku nevoja është më e theksuar.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e