Një rast i zjarrëvenies ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku është djegur garazha e një kompanie.
Burimet e Gazetës bëjnë me dije se zjarri fillimisht kishte nisur në një ndërtesë ku dyshohet se ishin duke u djegur disa shtretër e më pas nga flakët është përfshirë edhe garazha e kompanisë ELMont.
E rëndë: Vetëvritet një burrë në Zubin Potok, la një letër para se t’i jap fund jetës
Si pasojë e zjarrit dyshohet që kompanisë ELMont i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 10 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet e policisë, të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin./Botapress.info./