Derisa institucionet janë zhytur në bllokadë politike, qytetarët po sfidohen me shëtirësi që cenojnë rënd standardin e tyre jetësor, duke u përpjekur të sigurojnë të paktën artikujt elementar, të cilët po shtrenjtohen për ditë e më shumë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa, krahasuar me qershorin e këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit në korrik është rritur mesatarisht prej 0,2%.
“Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë siç janë kafja, çaji dhe kakao për 16,9%, energjia elektrike 16,6%, mishi për 12,7%, vajrat dhe yndyrat për 9,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,5%, si dhe buka e drithërat për 5,0%.”
Qytetarët, të cilët, janë lodhur nga varfërimi i skajshëm thonë se me të ardhurat e tyre nuk I përballojnë dot çmimet e gjërave elementare shqimore.
Këtë situatë të rëndë e pohon edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, i cili thotë se politika është fajtore për situatën e rëndë ekonomike tash e sa muaj në vend.
“…për fat jo të mirë skemi as qeveri të mandatuar. E kemi një gjendje shumë të palakmueshme, ka hapësirë të favorshme për bizneset…”
Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin korrik u rrit për 0,2%. Siç tregojnë të dhënat e ASK-së, rënie e çmimeve vërehet tek biletat e fluturimeve për -10,3% si dhe karburantet për -6,2%./RTV21



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet