Ditën e enjtë fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell. Pasdite kalojnë vransira, derisa pjesëve malore nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Temperaturat zbresin lehtë në 32C e 35C, maksimalet, derisa minimalet luhaten ndërmjet 16C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-8m/s.
Të premten kalojnë më shpesh vransira, mirëpo nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditën e shtunë do të ketë më shumë intervale me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Ditën e diel dhe të hënë paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që do të jenë më të përhapura në vend. Temperaturat pësojnë rënie deri në 30C e 28C, maksimalet, e minimalet në 13C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja, 5-10m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e