Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti për mos shtyrjen e afatit për targa.
Ai ka kërkuar që të shtyhet deri më 31 dhjetor afati për ndërrimin e targave të serbëve të Kosovës në RKS.
Sipas Abazit në parim Kosova ka të drejtë por që nuk duhet të rrezikohet siguria në veri dhe procesi i Berlinit.
“Pozicioni jonë i sotëm për targa është i drejtë dhe në parim … më shumë sesa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë drejt Sarajevës. Propozoj që data për targat të bëhet 31 dhjetori në këtë formë ia pamundësojmë kujtdo që ta pengojnë procesin e Berlinit dhe të krijojnë probleme në veri”, ka thënë Abazi.