Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë online në konferencën mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor që do të mbahet sot në Beograd.
Tërheqjen nga Trusti s’po e kërkojnë të pasurit, por ata që kanë rroga mesatare
Kështu ka bërë të ditur Bislimi, mbrëmë përmes rrjetit social Twitter.
“Unë do të marr pjesë online në konferencën nesër. I kërkojmë ndjesë gjithë trupit diplomatik, shoqërisë civile org. & organizatorë, që nuk mundëm të jemi aty dhe të tregojmë këndvështrimin tonë për proceset në të cilat ndodhemi. Për ngjarjet e sotme kemi informuar edhe aktorët ndërkombëtarë”- ka thënë Bislimi në Twitter.
Bislimi dje u kthye në gjysmë të rrugës pas përpjekjes për të shkuar në Beograd për të qenë pjesë e dy forumeve atje.
Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të tij nuk ka qenë siguria, por fakti se në këto dy forume, Kosova planifikonte ta shpaloste anën e saj të zhvillimeve në vend, duke kundërshtuar, siç tha ai, propagandën që po u shpërndahet qytetarëve në Serbi nga qeveria serbe.