Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përballet me kërkesa të shumta për ta shtyrë zbatimin e vendimit për targat e lëshuara për qarkullim në Kosovë nga autoritetet serbe. Ai, sot ka biseduar përmes telefonit edhe me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet.
Vetë Kurti, në njoftimin e tij, nuk ka dhënë detaje mbi diskutimin që e kanë zhvilluar rreth afatit të qeverisë për targat deri më 31 tetor, mirëpo Chollet ka njoftuar se diskutimi ka qenë për rëndësinë e shtyrjes së zbatimit të vendimit për t’i evituar tensionet.
Paralajmërimi për barrikada, EULEX shton patrullimet në veri të Kosovës
“Fola sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ëa diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të vendimit për targat e reja, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu, diskutuam edhe partneritetin dhe objektivat e përbashkëta për ta avancuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të Kosovës”, ka
Thirrjes së Chollet, i është bashkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka shpërndarë njoftim dhe ka thënë se është e rëndësishme të shmanget tensionet dhe të shtyhet vendimi për targat.
Thirrjes së Chollet, i është bashkuar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka shpërndarë njoftim dhe ka thënë se është e rëndësishme të shmanget tensionet dhe të shtyhet vendimi për targat.
Hovenier, gjithashtu, ka dënuar aktet hakmarrëse ndaj serbëve që tashmë kanë bërë konvertimin e targave.
“E rëndësishme që të shmangen tensonet dhe të shtyhet vendimi për zbatimin e targave. Po ashtu, ne dënojmë veprimet intimiduese apo hakmarrëse ndaj tyre që kanë konvertuar targat e tyre”, ka shkruar ambasadori Hovenier
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Chollet.
Kurti përmes një cicërime në Twitter, duke mos treguar shumë nga biseda e tyre tha se e ka falënderuar Chollet për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën në integrimin euroatlantik.