39 kandidatë do të ketë LDK në Gjilan për asamble komunale.
Këtë prezantim e bëri Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit.
Ai ka thënë se kjo listë është pasqyrë e vlerave të LDK-se me përvojë, integritet përkushtim e vizion.
“Po ua prezantojmë ekipin tonë të kandidatëve për Asamblenë Komunale të Gjilanit me njerëz të ndershëm, profesionistë të dëshmuar, aktivistë të palodhur dhe zë përfaqësues të qytetarëve. Kjo listë është pasqyrë e vlerave tona me përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Në të gjeni përfaqësues nga të gjitha lagjet, fshatrat dhe komunitetet e Gjilanit. Burra e gra që i bashkon dashuria për qytetin tonë dhe dëshira për ta parë atë duke u zhvilluar”.
“Lista jonë është sinonim i njerëzve kredibil të cilët janë me përplot përvojë, integritet, përkushtim dhe vizion. Bashkë me ta, synimi jonë është ta kthejmë besimin në komunë, t’i hapim rrugë rindërtimit të Komunës së Gjilanit dhe të sjellim ndryshimin që qyteti ynë e meriton. Më 12 tetor, le ta kthejmë bashkë Gjilanin në rrugën e zhvillimit e të përparimit. Bashkë , për fitore”, ka shkruar Ismajli. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi