Të dyshuarit për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi pritet t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B.”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Alpinistja Mrika Nikçi u sulmua seksualisht më 27 shtator, në orën 20:50, në qendër të qytetit te Pejës, derisa po ecte rrugës.
Për të dyshuarin me inicialet F.B, aplipinistja kosovare pati thënë se është anëtar i një familjeje të njohur në Pejë.
Nikçi pasi kishte raportuar rastin në polici, i publikoi edhe pamjet në llogarinë e saj në Facebook./Botapress.info/